Bëhu Donator

Bëhu Donator
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry.

Become A Donator

684 West College St. Sun City, United States America, 064781.

(+55) 654 - 545 - 1235

info@charety.com

Misioni

Misioni

Misioni i Rrjetit për Arsimin dhe Edukimin e të Rriturve në Kosovë - ALE NK

  • Promovimi i qasjeve të ndryshme dhe fleksibile të të nxënit për të rritur të të gjitha moshave. Sigurimi që mundësitë e Arsimit për të Rritur dhe mësimit gjatë gjithë jetës të jenë gjithëpërfshirëse, dhe t’i përgjigjen nevojave të ndryshimit të shoqërisë dhe tregut të punës.
  • Ndërtimi i një strukture qeverisëse gjithëpërfshirëse ku organet shtetërore (Ministritë, Agjencitë, Komunat, institucionet shtetërore edukativo-arsimore) dhe akterët jo-shtetërorë (OJQ-të, ofruesit privatë, OshC, grupet e komuniteteve) do të bashkëkrijojnë politika dhe programe për arsimimin e
    të rinjëve dhe të rriturve. Nxitja e dialogut të rregullt, krijimi i standardeve të përbashkëta dhe monitorimi i përbashkët.
  • Nxitja e mjediseve të të nxënit me cilësi të lartë, përmes resurseve dhe kuadrove të përbashkëta të sigurimit të cilësisë. Mbështetja e inovacionit në andragogji dhe pedagogji, përdorimin e teknologjive digjitale dhe metodologjive të fokusuara te individi.
  • Pozicionimi i arsimit për të rritur si një forcë shtytëse për kohezionin social, pjesëmarrjen demokratike dhe fuqizimin e grupeve të margjinalizuara. Angazhimi i organizatave lokale për të lidhur arsimin me sfidat reale të jetës.
  • Promovimi i një modeli të qëndrueshëm financimi për arsimin e të rriturve, me kontribute nga aktorë publikë, privatë dhe të shoqërisë civile. Sigurimi që mekanizmat e financimit të mbështesin zhvillimin afatgjatë dhe shtrirjen më të gjerë të arsimit për të rritur.
  • Zhvillimi i sistemeve për njohjen e mësimit paraprak (NjMP) dhe të arsimit joformal në të gjitha sektorët. Krijimi i rrugëve të qasshme ndërmjet arsimit formal, joformal dhe informal. Institucionet shtetërore të sigurojnë politika, rregullore dhe financim publik, dhe së bashku edhe me akterët tjerë jo-shtetërorë, të sjellin fleksibilitet, inovacion dhe lidhje të ngushta me individët dhe komunitetet.