Themelimi i Rrjetit për Arsimimin e të Rriturve (ARr) në Kosovë - ALE NK (Adult Learning and Education Network in Kosovo)
27-28 Tetor, 2022
Themelimi i Rrjetit për Arsimimin e të Rriturve (ARr) në Kosovë - ALE NK (Adult Learning and Education Network in Kosovo)
MASHTI, bazuar në politika dhe nevojën për rritjen e bashkëpunimit në mes të aktorëve relevant për arsim të rritur në Kosovë, me mbështetjen profesionale dhe financiare të DVV International, me datën 27-28 tetor 2022 organizoi punëtori gjithëpërfshirëse ku morën pjesë: Ministria e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Agjencia e Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur në Kosovë (AAAPARr), Agjencia e Punësimit në Republikën e Kosovës (APRK/ 8 Qendrat e Aftësimit Profesional - QAP), dhe OJQ-ve vendore si Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), OJQ Hareja, si dhe Kolegji Europian i Kosovës (ECK), gjatë së cilës u nënshkrua Akti i themelimit të rrjetit të ri për ARr në Kosovë, të quajtur - Adult Learning and Education Network in Kosovo - ALE NK.
Qëllimi i themelimit të Rrjetit - ALE NK, ishte nxitja dhe zhvillimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të ministrive relevante dhe Agjencive përgjegjëse për ARr (ALE) në Kosovë dhe ofruesve tjerë shtetërorë dhe jo-shtetërorë të ARr nga niveli qendror dhe lokal, si dhe institucionalizimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i rolit ndër-sektorial të ARr dhe të Mësimit Gjatë Gjithë Jetës (MGjGJJ) në Kosovë. Kjo pjesë është e vendosur
Rrjeti ALE NK do të kontribuojë dukshëm në zhvillimin e kapaciteteve të ofruesve të ARr si dhe në ngritjen e vetëdijes së vendimmarrësve dhe opinionit të gjerë vendor për benefitet e përgjithshme nga zhvillimi i ARr në Kosovë.
Në fokus të veçantë të Rrjetit - ALE NK do të jetë avokimi dhe lobimi për njohjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të ARr në Kosovë, në veçanti për zhvillimin e arsimit jo-formal.
Përmes kampanjave ndërgjegjësuese dhe promovimit të bashkëpunimit ndërmjet akterëve kryesorë dhe ofruesve të tjerë për ARr në Kosovë ALE NK do të vendosë një monitorim të rregullt, sistematik të pjesëmarrjes dhe të motivimit në të gjitha format e ARr në Kosovë.