Strategjia e Avokimit për ARr në Kosovë, takim me përfaqesuesit e organizatave anëtare të rrjetit ALE NK
Me datë 15.09.2023, me ftesë të përbashkët në MASHTI, u mbajt takimi i përfaqesuësve, organizatave anëtare të rrjetit ALE NK në Kosovë. Në takim morën pjesë përfaqesues të organizatave anëtare te rrjetit, me ç’rast hapja e takimit u bë me anëtaresimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit MKRS në rrjetin ALE NK. Me vota të përgjithshme anonime, MKRS tashmë është pjesë anëtare e rrjetit ALE NK me përfaqësuesen e saj znj.Filloreta Kuqi-Udhëheqëse e Sektorit për arsimin jo formal në kuadër të MKRS. Qëllimi themelor i takimit ishte për të prezentuar dhe analizuar së bashku Draft-dokumentin për Strategjinë e Avokimit për ARr në Kosovë dhe për të hartuar Planin e Aksionit për implementimin e kësaj Strategjie. Prezentimi i Draftit të parë të kësaj Strategjie është realizuar për herë të parë në Akademinë Rajonale të organizuar nga Projekti – zyra Rajonale e DVV International, të mbajtur gjatë muajit Qershor -2023 në Sarajevë. Udhëheqësi i zyrës DVV International në Kosovë, z.Ramadan Alija, prezantoi të gjitha pikat e dokumentit dhe përmendi se mbështetja për mësimin dhe edukimin e të rriturve është një kauzë e përbashkët që është synimi i të gjithë hapave të ardhshëm të Rrjetit ALE NK.
Ndryshe, takimi ka vazhduar me diskutimin e përbashkët për hartimin e Planit të veprimit për avokimin e anëtarëve të rrjetit për ARr në Kosovë. Pikat kryesore të referimit për avokim nga rrjeti ALE NK dhe anëtarët e tij janë spercifikuar si mëposhtë;
- Rëndësinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës; që nënkupton se mësimi dhe edukimi i të rriturve kontribuojnë në rritjen personale, zhvillimin e karrierës dhe angazhimin social gjatë gjithë jetës.
- Qasja dhe Gjithëpërfshirja: Avokomi për politika dhe iniciativa që sigurojnë akses të barabartë në arsimin e të rriturve, veçanërisht për komunitetet e margjinalizuara.
- Opsionet fleksibile të të mësuarit, duke përfshirë kurse online dhe programe me kohë të pjesshme, janë të domosdoshme për t’iu përshtatur nevojave të ndryshme të të rriturve.
- Inkurajimi i partneritetet ndërmjet institucioneve shtetërore dhe jo shtetërore për të zhvilluar programe dhe ide që përputhen me nevojat e fuqisë punëtore.
- Financimi dhe Mbështetja; Avokimi për rritjen e financimit dhe mbështetjes për programet e arsimit të të rriturve në nivel lokal, shtetëror dhe kombëtar.
- Fushata ndërgjegjësuese; Zbatimi i fushatave ndërgjegjësuese për të informuar të rriturit për mundësitë e disponueshme të të mësuarit dhe përfitimet e arsimit të të rriturve.
- Mbledhja dhe hulumtimi i të dhënave; rëndësia e mbledhjes së të dhënave dhe kryerjes së kërkimit për të kuptuar më mirë nevojat dhe sfidat e ARr në Kosovë.

