Bëhu Donator

Bëhu Donator
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry.

Become A Donator

684 West College St. Sun City, United States America, 064781.

(+55) 654 - 545 - 1235

info@charety.com

Punëtoria e dytë vjetore e Rrjetit të Arsimit të të Rriturve në Kosovë (ALE NK)

Punëtoria e dytë vjetore e Rrjetit të Arsimit të të Rriturve në Kosovë (ALE NK)

Nga data 21 deri më 24 dhjetor 2024, u organizua punëtoria e dytë vjetore e Rrjetit të Arsimit të të Rriturve në Kosovë (ALE NK). Qëllimi i punëtorisë ishte diskutimi lidhur me bashkëpunimin ndër-institucional, ngritja e kapaciteteve të anëtarëve të ALE NK, implementimi i strategjisë së avokimit, zgjerimi i rrjetit dhe zhvillimi i resurseve dhe politikave të arsimit për të rriturit. Poashtu, u debatua ideja e krijimit të webfaqes që do ta promovonte rrjetin ALE-NK.

Në këtë punëtori morën pjesë 14 pjesëmarrës, anëtarë të Rrjetit ALE NK, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve (AAAPARr), Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), Kolegji Europian i Kosovës (ECK), Qendra Rinore – Hareja, OJQ THY si dhe dy Qendrat e Arsimimit dhe Edukimit të të Rinjëve dhe të Rriturëve në Kosovë: YALEC Prizren dhe YALEC Peja.

Në fjalën hyrëse të punëtorisë, z. Lah Nitaj Drejtor i Departmentit të Arsimit Parauniversitar në MASHTI, vuri në dukje rëndësinë e veçantë të kësaj punëtorie dhe mbështetjen e vazhdueshme institucionale për arsimin e të rriturve në Kosovë. Ai theksoi arritjet dhe punën e bërë deri më tani në këtë fushë, duke nënvizuar se MASHTI është duke punuar në reformimin dhe hartimin e legjislacionit të ri për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, duke siguruar që ai të pasqyrojë nevojat dhe prioritetet e këtij sektori.

Ndërkaq, z. Ramadan Alija Drejtor i DVV International në Kosovë, shprehu mirënjohje të veçantë për të gjithë anëtarët e Rrjetit ALE NK lidhur me kontributin dhe bashkepunimin reciprok, duke vënë theksin te aktivitetet vjetore të realizuara me sukses nga rrjeti në bashkëpunim me DVV International, përfshirë punëtorinë e mbajtur gjatë muajit maj dhe Javën e Mësimit Gjatë Gjithë Jetës. Ai poashtu theksoi rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të ALE NK, veçanërisht në drejtim të funksionalizimit dhe formalizimit të tij.

Znj. Ryve Prekorogja, Udhëheqëse e Bordit të ALE NK dhe moderatore kryesore e punëtorisë, udhëhoqi diskutimet duke nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e praktikave më të mira midis anëtarëve.

Punëtoria vijoi me prezantime dhe ndarjen e informacioneve nga të gjitha organizatat anëtare të rrjetit. Më pas, u realizua një përmbledhje e projekteve aktuale për vitin 2024, si dhe një prezantim i planeve paraprake për vitin 2025.

Dhe në fund, diskutimet u përqendruan në hartimin dhe finalizimin e Planit Vjetor 2025. Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit u dakorduan mbi aktivitetet e përbashkëta dhe modalitetet e bashkëfinancimit. Ndër të tjera, u nënvizuan aktivitetet për promovimin e arsimit të të rriturve, ngritjen e kapaciteteve, avokimin për zhvillimin e Arsimit të të Rriturve dhe Arsimit Tërëjetësor, hartimin e programeve që i përshtaten nevojave të shoqërisë, bashkëpunimin me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, zhvillimin e objektivave të qëndrueshme në harmoni me ato vendore dhe ndërkombëtare, ofrimin e kurseve cilësore dhe atraktive, qasjen inovative të arsimit si dhe monitorimin dhe vlerësimin e arsimit të të rriturve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked*