Bëhu Donator

Bëhu Donator
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry.

Become A Donator

684 West College St. Sun City, United States America, 064781.

(+55) 654 - 545 - 1235

info@charety.com

Punëtori – Analiza e kornizës ligjore për formalizimin e Rrjetit ALE NK dhe bashkëpunimi ndërsektorial

Punëtori - Analiza e kornizës ligjore për formalizimin e Rrjetit ALE NK dhe bashkëpunimi ndërsektorial

Më 10 korrik 2025, u mbajt punëtoria njëditore e Rrjetit për Arsimin dhe Edukimin e të Rriturve në Kosovë – ALE NK, e organizuar nga anëtarët e rrjetit ALE NK dhe mbështetur nga DVV International.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike si: Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe për të Rritur (AAAPARr), dhe Agjencia e Punësimit në Republikën e Kosovës (APRK), si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, përfshirë: DVV International, Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), Kolegji Evropian i Kosovës (ECK), NGO THY/YALEC Prizren, YALEC Pejë, OJQ Hareja/ YALEC Vushtrri, si dhe përfaqësues nga platforma EPALE.

Qëllimi kryesor i punëtorisë ishte prezantimi dhe diskutimi i draftit të parë të rekomandimeve të dalura nga analiza e legjislacionit aktual që ndërlidhet me funksionimin dhe regjistrimin e rrjetit ALE NK. Përmes bashkëpunimit me ekspertët e angazhuar, z. Agron Hajdari dhe znj. Vjosa Latifi, u synua që anëtarët e rrjetit të arrijnë një dakordim të përbashkët për hapat e ardhshëm drejt formalizimit dhe regjistrimit të rrjetit. Diskutimet e hapura ndërmjet anëtarëve të rrjetit dhe ekspertëve u fokusuan në vlerësimin e rekomandimeve të paraqitura dhe identifikimin e mundësive reale për formalizimin e rrjetit dhe mënyrën më të përshtatshme të regjistrimit dhe funksionimit të ALE NK në të ardhmen. 

Takimi nisi me një sesion prezantues, ku përfaqësuesit e institucioneve publike dhe të shoqërisë civile ndanë informacione të përmbledhura mbi zhvillimet më të fundit, projektet aktuale në fushën e Arsimit për të Rritur (ARr), si dhe planet e tyre strategjike dhe operacionale deri në fund të vitit 2025.

Gjatë punëtorisë u prezantua edhe kërkesa zyrtare për anëtarësimin e Institutit Pedagogjik të Kosovës (IPK) në rrjetin ALE NK. Përfaqësuesja e IPK-së, znj. Haxhere Zylfiu, mbajti një prezantim të shkurtër mbi punën dhe rolin e institutit. Pas shqyrtimit nga Bordi Drejtues, IPK u pranua zyrtarisht si anëtare e rrjetit ALE NK, duke e çuar numrin e përgjithshëm të anëtarëve në njëmbëdhjetë.

Një temë tjetër e rëndësishme ishte prezantimi dhe rishikimi i faqes zyrtare të rrjetit ALE NK, ku u diskutuan struktura, përmbajtja dhe hapat e nevojshëm për përmirësimin dhe menaxhimin e saj deri në finalizimin e procesit të formalizimit të rrjetit.

Një pjesë e veçantë e punëtorisë iu kushtua diskutimit dhe planifikimit të aktiviteteve avokuese dhe lobuese për Javën e Mësimit Gjatë Gjithë Jetës (JMGJ), e cila planifikohet të mbahet në shtator 2025 në disa komuna të Kosovës.

Si rezultat i këtyre diskutimeve, pjesëmarrësit propozuan një sërë rekomandimesh praktike, duke përfshirë: shkëmbimin e ideve ndërmjet partnerëve për planifikimin e aktiviteteve të JMGJ; ndarjen e qartë të përgjegjësive brenda rrjetit; përfshirjen sa më të gjerë të komunave, me theks të veçantë në zonat rurale për të siguruar qasje të barabartë në aktivitete; si dhe përcaktimin e emërtimit të Javës së Mësimit Gjatë Gjithë Jetës 2025.

Punëtoria njëditore e ALE NK shënoi një hap të rëndësishëm në drejtim të ndërtimit të një strukture të qëndrueshme dhe funksionale të rrjetit, duke mundësuar një platformë efektive për koordinim dhe vendimmarrje kolektive. Diskutimet dhe marrëveshjet e arritura gjatë takimit dëshmojnë përkushtimin e anëtarëve për të avancuar arsimin dhe edukimin e të rriturve në Kosovë përmes një qasjeje të strukturuar, gjithëpërfshirëse dhe ndërsektoriale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked*