Bëhu Donator

Bëhu Donator
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry.

Become A Donator

684 West College St. Sun City, United States America, 064781.

(+55) 654 - 545 - 1235

info@charety.com

Themelimi i Rrjetit për Arsimimin e të Rriturve (ARr) në Kosovë – ALE NK (Adult Learning and Education Network in Kosovo)

Themelimi i Rrjetit për Arsimimin e të Rriturve (ARr) në Kosovë – ALE NK (Adult Learning and Education Network in Kosovo)

Me datën 27- 28 tetor, 2022 me iniciativën e DVV International dhe në bashkëpunim të ngushtë me akterë relevantë shtetërorë të ARr në Kosovë siç janë: Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Agjencia e Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur në Kosovë (AAAPARr), Agjencia e Punësimit në Republikën e Kosovës (APRK/ 8 Qendrat e Aftësimit Profesional – QAP), dhe OJQ-ve vendore si Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), OJQ Hareja, si dhe Kolegji Europian i Kosovës (ECK), është mbajtur punëtoria e parë dy-ditore gjatë së cilës u nënshkrua akti i themelimit të rrjetit të ri për ARr në Kosovë të quajtur – Adult Learning and Education Network in Kosovo – ALE NK.

Qëllimi i themelimit të Rrjetit- ALE NK, ishte nxitja dhe zhvillimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të ministrive relevante dhe Agjencive përgjegjëse për ARr/ALE në Kosovë dhe ofruesve tjerë shtetërorë dhe jo-shtetërorë të ARr nga niveli qendror dhe lokal, si dhe institucionalizimi dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i rolit ndër-sektorial të ARr dhe të Mësimit Gjatë Gjithë Jetës (MGjJ) në Kosovë.

Rrjeti ALE NK do të kontribuojë dukshëm në zhvillimin e kapaciteteve të ofruesve të ARr si dhe në ngritjen e vetëdijes së vendimmarrësve dhe opinionit të gjërë vendorë për benifitet e pergjithëshme nga zhvillimi i ARr në Kosovë.

Në fokus të veçantë të Rrjetit -ALE NK do të jetë avokimi dhe lobimi për njohjen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të ARr në Kosovë, në veçanti për zhvillimin e arsimit jo-formal. 

Përmes kampanjave ndërgjegjësuese dhe promovimit të bashkëpunimit ndërmjet akterëve kryesorë dhe ofruesve të tjerë për ARr në Kosovë ALE NK do të vendosë një monitorim të rregullt, sistematik të pjesëmarrjes dhe të motivimit në të gjitha format e ARr në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked*