

Arsim për të rritur, bashkëpunim institucional dhe zhvillim i vazhdueshëm.
ALE NK vazhdon të jetë një aktor kyç në promovimin dhe zhvillimin e arsimit për të rritur në Kosovë, duke ofruar mundësi të shumta për zhvillimin personal dhe profesional të individëve.
ALE NK do të ketë në fokus të veçantë avokimin dhe lobimin për njohjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të Arsimit për të Rritur, me theks të veçantë në arsimin joformal.
Përmes fushatave ndërgjegjësuese dhe bashkëpunimit me akterët kyç, rrjeti do të promovojë pjesëmarrjen dhe do të vendosë një sistem monitorimi të rregullt mbi motivimin dhe përfshirjen në të gjitha format e ARr në Kosovë.
Qëllimi i themelimit të rrjetit ALE NK është të nxisë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore dhe jo-shtetërore në fushën e Arsimit për të Rritur (ARr) dhe Mësimit Gjatë Gjithë Jetës (MGjJ), si dhe të kontribuojë në institucionalizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të kësaj fushe në Kosovë.
Rrjeti pritet të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve të ofruesve të ARr dhe në vetëdijësimin e vendimmarrësve dhe publikut për rëndësinë e këtij sektori.
Më 27-28 tetor 2022, me iniciativën e DVV International dhe në bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe organizatat vendore, u mbajt punëtoria dyditore gjatë së cilës u themelua rrjeti i ri për Arsimin për të Rritur në Kosovë – Adult Learning and Education Network in Kosovo (ALE NK).
Obrazovanje odraslih i učenje tokom celog života
Najnovije vesti

Utisci, komentari i sugestije za ALE NK