Bëhu Donator

Bëhu Donator
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry.

Become A Donator

684 West College St. Sun City, United States America, 064781.

(+55) 654 - 545 - 1235

info@charety.com

Konferenca – “Promovimi i Arsimimit të të Rriturve (ARr) në Kosovë” dhe Kampanja – “Dyer te hapura për ARr (ALE) në Kosovë”

Konferenca – “Promovimi i Arsimimit të të Rriturve (ARr) në Kosovë” dhe Kampanja – “Dyer te hapura për ARr (ALE) në Kosovë”

DVV International në bashkëpunim me të gjitha organizatat anëtare të Rrjetit ALE – NK (Adult Learning and Education Network in Kosova) kanë organizuar konferencën “Promovimi i Arsimimit të të Rriturve (ARr) në Kosovë” dhe edicionin e dytë të kampanjës “Dyer të hapura për ARr (ALE) në Kosovë”. Konferenca u mbajt në objektin e Klan Arena në Prishtinë me 23 nëntor, ndërsa Kampanja – Dyer të hapura për ARr (ALE) në Kosovë, u mbajt me 24 nëntor 2023 në disa rajone të ndryshme të Kosovës, në kuadër të objekteve te organizatave pjesëmarrëse.  

Qëllimi i konferencës – “Promovimi i Arsimimit të të Rriturve (ARr) në Kosovë” ishte të përfshinte të gjitha palët e interesit në fushën e arsimimit të të rriturve (ALE) dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës në Kosovë, duke nxitur diskutime dhe shkëmbimin e përvojave për të përcaktuar mjetet dhe mekanizmat e nevojshëm për krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës të ARr dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës në Kosovë. Në këtë konferencë morën pjesë rreth 70 persona, përfaqësues të institucioneve publike dhe private, OJQ, OSHC dhe ofrues tjerë të ARr nga Kosova.

Konferenca përfshiu prezantime nga anëtarët e Rrjetit ALE-NK, duke adresuar zhvillimet dhe sfidat në këtë sektor.

Në këtë kontekst, z. Ramadan Alija Drejtor i DVV International në Kosovë prezentoi “Strategjinë e avokimit për arsimimin e të rriturve e zhvilluar nga ALE-NK – Kosovë” me një fokus të veçantë në objektivat strategjike për fuqizimin e rrjetit ALE NK dhe avokimin për ARr.

Tutje, znj. Ryve Prekorogja-Udhëheqëse e Sektorit për Arsimimin tërëjetësor – MASHTI dhe Drejtuese e Bordit të Rrjetit jo- formal ALE-NK shtjelloi temën “Arsimimi gjatë gjithë jetës dhe ndikimi i karrierës tek të rriturit”. Ajo theksoi rëndësinë e mësimit gjatë gjithë jetës në zhvillimin personal. Ministria e Arsimit në Kosovë ka angazhuar projekte për të rriturit, duke përfshirë trajnime për punësim dhe programe të ndryshme. Megjithatë, sfidat si mungesa e financimit dhe nevoja për bashkëpunim dhe akreditim të institucioneve vazhdojnë.

Z. Muhamer Ibriqi, Zyrtar Profesional i Standardeve dhe Kualifikimeve nga Agjencia për Arsim e Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr) prezantoi temën “Arsimi i të Rriturve (ARr) në kuadër të 6 Qendrave të Kompetencës”, punën si dhe aktivitetet e Agjencisë që ndërlidhen me komponentët e Arsimimit për të Rritur.

Në vijim, z. Gani Ismajli nga Agjencia e Punësimit në Republikën e Kosovës (APRK) prezentoi “Aftësimi profesional në kuadër të 7 Qendrave të Aftësimit Profesional (QAP) në Kosovë” sfidat dhe mundësitë për trajnime dhe zhvillimin e aftësive për të papunët, duke theksuar nevojën për donacione dhe sfidat digjitale që ky institucion përballon.

Znj. Filloreta Kuqi, udhëheqëse e sektorit për arsim jo formal nga MKRS, prezantoi temën “Zhvillimi i arsimit joformal për të rinjë dhe të rritur në kuadër të Qendrave Rinore (QR) në Kosovë,” duke paraqitur rolin kyç të institucioneve shtetërore në arsimimin joformal të të rriturve dhe projekteve të mbështetura nga ky institucion. Ajo theksoi se qendrat rinore duhet të ofrojnë programe edukative dhe trajnuese që shërbejnë si burim i njohurive dhe aftësive të reja për të rinjtë, përgatitje për tregun e punës dhe nxitje të përgjegjësisë në shoqëri.

Kjo konferencë përfundoi me një diskutim në panel nga përfaqësuesit e organizatave anëtare të Rrjetit jo formal të ALE-NK. Tema e diskutimit ishte “Rrjeti ALE-NK dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i ARr në Kosovë”, duke adresuar planet e institucioneve për sigurimin e cilësisë dhe avancimin e arsimit të të rriturve, nevojat për ndryshimin në kornizën ligjore për ndryshimin e ARr në nivel lokal etj. Pra, si perfundim, rritja e aftësive të avokimit për Rrjetin ALE-NK është thelbësore për promovimin e arsimimit të të rriturve dhe mësimit gjatë gjithë jetës, të cilat ndikojnë direkt në përmirësimin e rezultateve ekonomike dhe sociale të një shoqërie. Të gjitha rekomandimet e dalura nga kjo konferencë janë adresuar tek bartësit dhe vendimarrësit kryesor të ARr në Kosovë.

Edicioni i dytë /2023 – Kampanja “Dyer te hapura për ARr (ALE) në Kosovë”

Me moton, “Dyer të hapura për Arsimimin e të Rriturve në Kosovë” është organizuar edicioni i dytë (tradicional) nga organizatat anëtare të Rrjetit ALE-NK. Të gjitha organizatat anëtare të Rrjetit ALE NK, por edhe organizata tjera të ARr nga Republika e Kosoves, të cilat kanë shprehur dëshirën të kyqen në kampanjen “Dyer të hapura për ARr (ALE)” kanë hapur dyert e tyre për vizitorët (persona të rritur) nga qytete dhe rajone të ndryshme të Republikes së Kosovës për t’u informuar për së afërmi me ofertat dhe programet e arsimimit të të rriturve, nga rajonet në të cilat ata janë duke vepruar. Aktivitetet janë organizuar nga vetë organizatat anëtare të ALE NK dhe organizata tjera pjesëmarrëse, dhe janë mbajtur brenda objekteve të tyre.

Aktivitetet u organizuan në tre Qendra të Kompetencës (QK) – QK “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, QK në Skenderaj dhe QK “11 Marsi” në Prizren. Gjithashtu, promovimin e shërbimeve për aftësimin e të rriturve në tre Qendra të Aftësimit Profesional: QAP- Prizren, QAP- Ferizaj dhe QAP- Mitrovicë. Përveç kësaj, është bërë promovimi i programeve për ARr edhe në Qendrat Rinore (QR), si QR-“HAREJA”, “QR- Avoko” – Dragash, “QR- Obiliq”. Aktivitete promovuese janë organizuar edhe ne kuadër të objekteve të “Kolegjit Europian të Kosovës (ECK)” si dhe nga OJQ – “Qendra e Kosovës për Edukim (KEC)”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked*